KQZ mban mbledhje sot, këto janë pikat e rendit të ditës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot (28 maj) do të mbajë mbledhjen e radhës me fillim nga ora 13:30.

Sipas KQZ-së, mbledhja do të mbahet me këto pika rendi të ditës.

Hyrje – znj. Valdete Daka, kryetare e KQZ-së;

Aktivitetet e Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim:

–          Shqyrtimi i raportit për azhurnimet e të dhënave vjetore të Partive Politike;

–          Shqyrtimi i raportit për dorëzimin e raporteve të shpenzimeve vjetore të partive politike;

–          Shqyrtimi i raportit për deklarimin e partive politike për vazhdimin e regjistrimit;

–          Shqyrtimi i kërkesës së partisë politike Lëvizja për Bashkim (LB) për shtyrje të afatit për mbajtje të Kuvendit Zgjedhor;

Këshilli për Çështje Ligjore:

–          Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për zëvendësimin e anëtarës së Kuvendit Komunal në Klinë;

Themelimi i Komitetit të Audititmit të Brendshëm;

Të ndryshme./