KQZ: Ka filluar rinumërimi i katër vendvotimeve të reja

Valmir Elezi, zëdhënës për media në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ka bërë të ditur se mbrëmë pas mesnate ka përfunduar numërimi i votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.

“Në këto momente në KQZ është duke vazhduar rinumërimi i katër vendvotimeve që ka marrë dje vendim KQZ-ja t’i rinumërojë”.

“Besojmë se brenda dy orësh do të përfundojmë këto rinumërime”.

“Sot KQZ do të përmbyll çështjen e numërimit dhe rinumërimit të votave”, tha Elezi para mediave.

loading…