Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për caktimin e lartësisë së mjeteve nga fondi për mbështetjen e subjekteve politike për periudhën 1 janar deri më 31 dhjetor të këtij viti.
Sipas KQZ-së, shuma e mjeteve për financimin e subjekteve politike dhe për mbështetjen e punës së secilit deputet nga ky fond është në vlerën e përgjithshme prej 4 milionë e 800 mijë euro, përcjell Klankosova.tv.








