KQZ e kufizon numrin e vëzhguesve në vendvotime për subjektet politike dhe organizatat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) dje ka marrë vendim për kufizimin e prezencës së numrit të vëzhguesve të partive politike dhe të organizatave në vendvotime gjatë procesit të nesërm zgjedhor.

Sipas vendimit të KQZ-së, në një vendvotim dhe në të njëjtën kohë, një subjekt politik mund të angazhojë vetëm një vëzhgues.

Gjithashtu, ky vendim vlen edhe për organizatat e akredituara. Pra, në një vendvotim dhe në të njëjtën kohë, një organizatë mund të angazhojë vetëm një vëzhgues.

Ekipet e mediave nuk kanë qasje të kufizuar, sepse jemi të vetëdijshëm se nuk qëndrojnë gjatë gjithë kohës në një vendvotim.