Video

KPM: DigitAlbi nuk ka licencë dhe nuk mund të shitet në Kosovë

Dyshimet e qytetarëve rezultuan të sakta, kjo pasi kompania me e madhe e Shqipërisë për kabllor, OTT, IPTV dhe internet, në Kosovë funksion pa asnjë bazë ligjore.

Komisioni i Pavarur për Media ka bërë të ditur se Digitalbi nuk është i licencuar pranë këtij autoriteti i cili rregullon dhe monitoron kontentin e mediave në Kosovë, raporton Kiks Kosova.

Jeton Mehmeti, i cili është kryetar pran KPM-së, ka theksuar se për të funksionuar brenda kornizave ligjore dhe etike, çdo medium në Kosovë mbështetet në një licencë, juridiksionin e së cilës e bart Komisioni i Pavarur për Media.

Dhe kjo licencë jepet vetëm për autoritetet që plotësojnë kriteret e vendosura nga KPM-ja.

Një licencë të tillë, sipas kryetarit të KPM-së, Digitalb nuk e ka poseduar asnjëherë.

Shërbimi që Digitalb po kryen në këtë pikë është shpërndarja sipas platformës OTT, që do të thotë shpërndarje përmes një aplikacioni, i cili mund të ketë qasje deri në 3 pajisje elektronike.

Mehmeti thekson se edhe shërbimi i platformës së OTT bie nën juridiksionin e KPM-së, andaj kompania shqiptare është dashur me patjetër të kërkojë licencën e saj pran këtij organi.

Pasi KPM-ja has në operatorë të tillë, që kryejnë shërbime në mënyrë paralele dhe në kundërshtim me ligjin, rruga e parë që ndërmerr ky mekanizëm është ofrimi i mundësisë që nëse janë ligjërisht në rregull, të licencohen.

Për KIKS-in, Mehmeti deklaroi që ka raste kur konfiskimi i pajisjeve nuk mjafton.

Në rastet kur shkeljet janë të njëpasnjëshme, ky komision bashkëpunimin për të vënë drejtësi në treg, e vazhdon edhe me Policinë e Krimeve Ekonomike në vend. /Klankosova.tv

https://www.youtube.com/watch?v=Ddojbeik5MM