KPK voton Blerim Isufajn për Kryeprokuror të Shtetit

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka votuar unanimisht për Blerim Isufajn për Kryeprokuror të ri të Shtetit.

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) me shtatë (7) vota kundër, një (1) për dhe  tre (3) abstenime ka vendosur që të mos e aprovojë raportin me rekomandime të aprovuara pjesërisht nga Komisioni Rishqyrtues.

Një vendim i tillë erdhi pasi, Komisioni Rishqyrtues i ka propozuar Këshillit që të aprovojë raportin e tyre me të cilin kishin aprovuar pjesërisht kundërshtimet për poentim të pasaktë të katër kandidatëvë për Kryeprokuror të Shtetit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Konkretisht janë refuzuar kundërshtimet e kandidatëve, Armend Hamiti, Lulzim Sylejmani, Shqipdon Fazliu dhe Kujtim Munishi.

Kundërshtimi i katër kandidatëve të lartpërmendur erdhi pasi Komisioni rekrutues për përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit, në krye me kryesuesin Jetish Maloku dhe anëtarët Arjana Shajkovci, Bedrije Syla- Alshiqi, Armend Zenelaj dhe Jovo Radoviq, kishin renditur në këtë garë, kandidatin Blerim Isufaj, si më të suksesshmin me 98 pikë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndërsa, sipas rezultatit të intervistimit renditja e katër kandidatëve të tjerë sipas pikëve ishte: Shqipdon Fazliu me 92 pikë, Kujtim Munishi me 84.2 pikë, Armend Hamiti me 80.6 pikë dhe Lulzim Sylejmani me 74.2 pikë.

Lidhur me kundërshtimet e kandidatëvë për Kryprokuror të Shtetit ka vendosu Komisioni më përbërje të anëtarëve ,Veton Shabanin, Ardian Hajdaraj dhe Jehona Grantolli.

Ndryshe fillimisht në këtë përbërje ka qenë anëtari Agron Beka mirëpor i njëjti ka dhënë dorëheqje , pas dorëheqjes se anëtarit të KPK-së Agron Beka nga ky komision, vendin e tij e ka zënë anëtarja Jehona Grantolli.

Prokurorët Hamiti, Fazliu, Sylejamni dhe Munishi kishin bërë kundërshtime në tre baza, moszbatim të ligjit, moszbatim të rregullores dhe për poentim të pasaktë.

Ndryshe, Këshilli Prokurorial i Kosovës në takimin e 212-të po përgatitet për votim të kandidatit të parë, e që është Blerim Isufaj.