Këshilli i Prokurorial i Kosovës (KPK) e mbajti sot takimin e 254-të me radhë.

Në këtë takim, sipas një njoftimi, u morën dy vendime.

“Themeloi Panelin Hetimor për shkeljet disiplinore të një prokurori në Prokurorinë Themelore në Prizren”.

“Miratoi Raportin e Panelit Hetimor për shkeljet disiplinore të dy (2) prokurorëve në Prokurorinë Themelore në Prizren, ndërsa vendimi i KPK-së do të publikohet në përputhje me ligjin në fuqi”, thuhet në njoftim.