Këshilli Prokurorial i Kosovës në mbledhjen e radhës i propozon Presidentit të Kosovës lirimin nga detyra të dy prokurorëve, për shkak të arritjes së moshës së pensionimit.
Prokurorët Imer Beka dhe Feti Tunuzliu, me datën 15 qershor do të pensionohen.

Këshilli vendosi që deri në zgjedhjen e kryeprokurorit të ri të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, prokurori Kujtim Munishi të caktohet si Ushtrues i Detyrës së Kryeprokurorit të kësaj prokurorie.
Prokurori Munishi aktualisht është Udhëheqës i Departamentit të Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.







