Mateo Kovacic edhe zyrtarisht është lojtar i Chelsea. Raportohet se Kovacic i ka kushtuar Bluve të Londrës 50 milionë euro.
Real Madridi dhe Chelsea kanë konfirmuar se kanë arritur marrëveshje për transferimin e Mateo Kovacitit te “Blutë e Londrës”.
Kovacic sezonin e kaluar ishte i huazuar te klubi anglez, ku bëri paraqitje fantastike dhe shtyri drejtuesit e Chelsea që ta mbajnë në “Stamford Bridge”.
Ai ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare me Chelsean.
“Me të vërtetë e kam shijuar sezonin e parë në formë huazimi te Chelsea. Jam ndjerë rehat në klub, ashtu si në Londër e Premier League. Jam i lumtur që i jam bashkuar klubit përgjithmonë”.
“Kemi pasur një vit të suksesshëm, duke fituar Europa Leaguen dhe shpresoj që të kontribuoj edhe më shumë sezonet e ardhshme”.
Raportohet se Kovacic u transferua te Chelsea për 50 milionë euro.







