Kourtney Kardashian rikthehet me të dashurin 14 vite më të ri?

Prej disa kohësh Kourtney Kardasdhian dhe Younes Bendjima, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre 2 vjeçare, për shkak të xhelozisë së këtij të fundit.

Ndërkohë që të gjithë ne po mendonim se mes tyre nuk do të kishte më një rikthim, veprimi i fundit i Younes na ka befasuar.

Ai i ka lënë një koment flirtues ish partneres së tij në foton seksi që ajo ka postuar në Instagram duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

‘Dukesh bukur minnie mouse’, ka shkruar Younes në foton ku Kourtney shfaqet e veshur me një xhaketë-fustan në ngjyrë të kuq. Kaq ka mjaftuar që fansat e tyre të aludojnë se mes tyre nuk ka mëri dhe mund të ketë një rikthim të mundshëm.