Kosto të përbashkëta Kosovë-Shqipëri për lobim rreth njohjes, reagon Daçiq

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq ka vlerësuar se mungesa e reagimit të bashkësisë ndërkombëtare ndaj njoftimit të Tiranës se do të pajtohej me Kosovën për kostot e përbashkëta për lobimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës tregon kulmin e hipokrizisë.

“Kjo është lartësia e hipokrizisë dhe një tregues se ata në fakt shqetësohen se numri i vendeve që njohin Kosovën ka rënë në më pak se gjysmën e anëtarëve të KB”, tha ai për Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Kjo deklaratë e tij erdhi pas asaj të homologut nga Shqipëria, Gent Cakaj bërë të mërkurën në Prishtinë.

Ai ka bërë të ditur se gjatë takimit që pati me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Glauk Konjufcën, i ka bërë dy propozime për marrëveshje.

”Dua të theksoj se marrë parasysh se kemi nevojë për konkretizim të bashkëpunimit dhe mbledhje të dy qeverive, i kam propozuar z.Konjufca dy marrëveshje fillestare”. ”

“E para është që duhet të mblidhemi që të firmosim një marrëveshje për ndarje të shpenzimeve në një fushatë për lobimin e njohjeve të Kosovës dhe marrëveshja e dytë është ajo për transmetimin e përvojave në procesin e integrimit evropian”, transmeton Klan Kosova.