Për të ngritur një aktakuzë u duhen shumë prova. E përveç tyre, Prokurorët për të vërtetuar ndonjë rrethanë kanë nevojë edhe për ekspertiza. Shumë nga to, detyrohen që t’i kryejnë jashtë shtetit.
Por, kostoja e tyre është shumë e lartë.
Për këtë arsye Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Bahri Hyseni po kërkon që kjo çështje të zgjidhet me ligj.
Hyseni thotë po ashtu se ekspertizat jashtë vendit janë shumë të kushtueshme, pasi vetëm gjatë vitit të kaluar janë harxhuar gati 30 mijë euro.
Pavarësisht kësaj kreu i Këshillit Prokurorial, Bahri Hysenit thotë se me gjithë telashet po arrijnë t’i kryejnë të gjitha ekspertizat brenda dhe jashtë Kosovës.







