Ish-kryenegociatorja

“Kosovës nuk iu hoqën masat, Serbia nuk u ndëshkua”, Tahiri: Diplomacia jonë në gjumë

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedime me Serbinë, Edita Tahiri, ka kritikuar diplomacinë kosovare.

Ajo është habitur se pse BE-ja nuk po ia hequr masat ndëshkuese Kosovës, ndërsa Serbinë nuk po e sanksionuar edhe pas sulmit në Banjskë.

Në profilin e saj në “Facebook”, Tahiri ka shkruar se diplomacia e Kosovës është në gjumë.

Çfarë po ndodh? Kosovës nuk iu hoqën ndëshkimet ndërkombëtare ndërsa Serbia ende e pandëshkuar! diplomacia jonë në gjumë!”, ka shkruar Tahiri.