Kosovë: 13 raste të dhunës në familje brenda 24-orëve

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar 13 raste të dhunës në familje.

Vetëm në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë raportuar 13 raste të dhunës në familje ku shumica e viktimave janë femra.

Sipas njoftimit, vetëm në rajonin e Prishtinës janë raportuar shtatë raste të dhunës në familje.

Sipas njoftimit të Policës së Kosovës vetëm shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në rajonin Prishtinës,  me nga dy raste të dhunës në  qytetet si Gjilan dhe Gjakova, kurse në Prizren dhe Pejë është raportuar vetëm një rast.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës për secilin rast veç e veç:

DHUNË NË FAMILJE

· Prishtinë 12.09.2022 – 02:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

· Lipjan 07.09.2022 – NN. Viktima femër kosovare ka informuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë ndaj saj. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

· Fushë Kosovë 12.09.2022 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij kosovare. Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

· Prishtinë 12.09.2022-20:30 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e ti kosovar e. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësorë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

· Gllogoc 10.09.2022-10:00. Më 12.09.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti me datën e cekur pas një mosmarrëveshje dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe djalit të tij të mitur. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

· Graqanicë 12.09.2022-23:42 Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar -vëllai i sajë, në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë psiqike ndaj sajë.

· Fushë Kosovë 12.09.2022-20:55 Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi e njëjta ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e sajë kosovar. Me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

DHUNË NË FAMILJE

· Gjilan 12.09.2022-09:00 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte kanosur verbalisht si dhe sulmuar fizikisht nënën e tij kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

· Gjilan 12.09.2022-13:00 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë psiqike ndaj vajzës së tij kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Prizren 12.09.2022 – 11:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Pejë 12.09.2022-17:00 Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar (babai me djalin dhe nipin e tij) pasi të njëjtit pas një zënke familjare kishin sulmuar fizikisht dy viktimat femra kosovare. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

· Gjakovë 12.09.2022-21:02 Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është kanosur verbalisht nga bashkëshorti i sajë kosovar. Njësitë policore kanë kërkuar të dyshuarin por i njëjti nuk është takuar. Rasti në hetime.

· Gjakovë 12.09.2022-17:00 Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin ajo ishte duke bashkëjetuar. I dyshuari gjendet në arrati.