Kosovarja pagoi 10 mijë euro për një pasaportë false, kapet në flagrancë nga policia

Një grua ka tentuar që me pasaportë false të kalojë në pikën kufitare në Han të Elezit.

E dyshuara gjatë intervistimit ka treguar se më këtë dokument është pajisur nga dy burra e që i është ta të paguaj hiq më pak se 10 mijë euro.

Rasti po cilësohet si kontrbandim me migrantë dhe dokument të falsifikuar.

“SPK. Hani i Elezit (NN)26.05.2021-12:00. Është raportuar se gjatë kontrollit të dokumenteve dëshmitarja femër kosovare ka prezantuar pasaportën që dyshohet të jetë e falsifikuar. E njëjta gjatë intervistimit ka rrëfyer se me dokumente është pajisur nga dy të dyshuar meshkuj të cilëve u ka bërë pagesë të hollave në vlerë prej 10.000€. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullte”, thuhet në raportin e policisë.