Kosovarja 17 vjeçare, Mrika Nikqi pushtoi majën më të lartë të Antarktikut

17 vjeçarja Mrika Nikqi, bëhet shqiptarja e parë në botë, që së bashku me babanë e saj Arianit Nikqi, në ekspeditën e radhës, pushtoi majën më të lartë të kontinentit të shtatë, Antarktikut.

Me datën 16.12.2018, në ora 21:30, ata ngjiten majën Mount Vinson, 4892 lmd (lartësi mbidetare), në motin e acartë e në të ftohtit ekstrem të kontinentit të akullt.

Për herë të parë ngritet flamuri i kombit dhe Kosovës në këtë kontinent.

“Ju jemi falenderues për përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme. Detaje tjera do t’ju japim shumë shpejtë, kur Mrika dhe Arianiti të jenë në kampin bazë”, thuhet në njoftim.