Kosovarit ia vjedhin para banesës veturën Mercedes në Berlin

Nuk janë të rralla rastet kur mërgimtarët tanë kur vijnë në Kosovë lajmërojnë se u thyejnë apo ju vidhen veturat.

Por një mërgimtar që banon në Berlin të Gjermanisë ka njoftuar se një gjë e tillë i ka ndodhur të premten në këtë shtet.

Ai ka thënë se veturën Mercedes të cilën e ka pasur para banesës në Berlin ia kanë vjedhur.