Kosovari vdes tragjikisht në vendin e punës në Itali

Një kosovar ka pësuar një aksident vdekjeprurës në Itali, teksa po punonte, të hënën.

Viktima, 60-vjeçar, është shtypur nga një kontejner i hekurt brenda një kantieri detar, raportojnë mediat italiane.

Ngjarja tragjike, në Ortona, mësohet të ketë ndodhur pak para orës 14.00, dhe përkundër përpjekjeve, mjekët nuk kanë arritur ta mbajnë në jetë punëtorin kosovar.

Autoritetet italiane, përfshirë Prokurorinë Publike të Kietit dhe Rojën Bregdetare, po zhvillojnë hetime për të mësuar se si ka ndodhur aksidenti.