Gjykata në Prishtinë ka dënuar me 3 vjet burgim ish luftëtarin e ISIS Arijan Krujezi, ai u kthye në Kosovë, bashkë me mbi 100 persona të tjerë vitin e kaluar.
Shumë kosovarë ia mësynë Irakut e Sirisë për të iu bashkuar organizatës terroriste ISIS.
Në vatrat e luftës atje kishte shkuar në vitin 2014 edhe Arijan Krujezi nga Ferizaj.
Atje Krujezi fillimisht kishte shërbyer si pjesëtarë i policisë ushtarake të ISIS.
Kyujezi po ashtu si pjesëtar i kësaj organizate terroriste kishte qenë edhe anëtar i batalionit Abu Musab, Zarqaëi dhe Umar hatab.
Ndërkohë Krujezi në vitin 2019 ishte riatdhesuar në Kosovë e Prokuroria Speciale i kishte ngritur aktakuzë për veprën penale Organizimi dhe Pjesëmarrja në grup terrorist.
Sipas aktakuzës të cilën e posedon T7 Krujezi ishte në kontakt edhe me Lavdim Muhaxhirin Fitim Lladrofcin dhe Ridvan Aqifin.







