Zvicër

Kosovari, nxënës i autoshkollës, aksidentohet me BMW-në e tij

Një kosovar i moshës 18 vjeçare, pa patentshoferi por nxënës i autoshkollës ka shkaktuar të dielën pasdite një aksident në Seon (AG).

Ai ishte i shoqëruar nga një person tjetër 19 vjeçar . Nuk ka të lënduar por dëmet materiale janë të mëdha.

18 vjeçari me shtetës kosovare, rreth orës 15.20 po e ngiste makinën BMW, në zonën industriale të Seonit. Ai i ka dhënë makinës shpejtësi aq të madhe sa që në kthesë e ka humbur kontrollin mbi makinën e fuqishme.

Kështu, BMW-ja rrëshqiti nëpër rrugën me lagështi dhe “fluturoi”, duke u përplasur në një rimorkio për transportim kuajsh që ishte vendosur në skaj të rrugës.

Rimorkioja pastaj goditi një rimorkio tjetër që ishte pranë saj.

Shoferi i ri së bashku me shoqeruesin e tij shpëtuan pa lëndime. Ndërkaq BMW dhe të dy rimorkiot pësuan dëmtime të konsiderueshme, që sipas vlerësimeve të para, duhet të jenë rreth 10.000 franga.

Policia Kantonale e Aargaut i ka marrë 18 vjeçarit librezën e autoshkollës dhe e ka dorëzuar atë në zyrën për trafik rrugor. Përveç ndaj shoferit, policia ka bërë kallëzim penal edhe ndaj shoqëruesit të tij 19 vjeçar. Ky i fundit e kishte patentshoferin provues të cilin e ka marrë vetëm një vit më parë kështu që nuk ka të drejtë të shoqërojë të tjerët gjatë mësimit të vozitjes.