Kosovari në Austri: E ftoi vjehrrin në ditëlindje dhe e therr pesë herë me thikë, dënohet me pesë vjet burg

Kosovari Besim Z. i cili qe shumë vite jeton në Austri është dënuar me pesë vjet burg për tentativë vrasjeje të vjehrrit të tij, derisa po festonin ditëlindjen e djalit 15 vjeçar, të cilin e kishte rrahur gjithashtu.

Në dhjetor të një viti më parë, situata në një festë familjare në Bad Fischau-Brunn u përshkallëzua ku burri 40 vjeçar kosovar, goditi me thikë vjehrrin e tij pesë herë me thikë të tortës, në qafë dhe pjesë tjera të trupit. Në këtë ndjenjë e kishte pësuar edhe 15 vjeçari, djali i Besim Z. i cili atë ditë kishte ditëlindjen.

Gjyqi u zhvillua në gjykatën rajonale në Wiener Neustadt të martën ku i akuzuari, një kosovar i cili ka jetuar në Austri për shumë vite, ishte në bankën e të akuzuarve për tentativë vrasjeje. Për të gjithashtu u tha se ka sulmuar djalin e tij, ditëlindja e të cilit u festua në dhjetor.

Në gjykatë, kosovari pranoi fajin për therrjen e vjehrrit të tij, derisa tregoi se kishte pasur argumente me vjehrrin derisa ai po hante peshk, dhe pas birrës së tretë situata u përshkallëzua, i akuzuari kap një thikë aty pranë dhe e goditi pesë herë.

“Më vjen shumë keq, faleminderit Zotit që mbijetoi,” tha Besimi para gjykatësit, duke pranuar sulmin ndaj vjehrrit ndërsa e mohoi sulmin ndaj djalit të tij, trasnmeton Gazeta Metro.

Djali 15 vjeçar i tha gjykatësit se babai i tij e kishte goditur prapa kokës.

“Ndjeva një goditje në pjesën e pasme të kokës time, dhe humba ndjenjat. Nuk i vura re pjesën tjetër të goditjeve”, u shreh djali i kosovarit që u dënuar me pesë vjet burg.

Juria e dënoi të akuzuarin me pesë vjet burg për qëllim të dëmtimit të rëndë fizik, dhe vrasjes në tentativë.