Në Twitter

Kosovari i reagon sekretarit të NATO-s. Nuk është veç zoti Haradinaj, por është kryeministër i Kosovës (FOTO)

Sekretari gjeneral i NATO-s Jens Stoltenberg sot ka biseduar në telefon me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq lidhur me tensionet e fundit dhe tranforimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës.

Stoltenberg i ka thënë Haradinajt se NATO-ja është kundër transformimit të FSK-së në Ushtri sipas ligjit dhe kjo duhet të bëhet vetëm me ndryshime Kushtetuese.

Për këtë, Haradinaj ka dalë kundër, duke i thënë se Kosova do ta ketë Ushtrinë me 14 dhjetor, shkruan Ballkani.info.

Mirëpo, në postimin e Stoltenbergut në Twitter, ai kryeministrit të Republikës së Kosovës i referohet vetëm si Zoti Haradinaj, pa ia përmendur pozitën, kurse Vuçiqit i referohet si president.

Këtë ‘lëshim’ e ka vërejtur një kosovar. Samir Asllani ia ka bërë një ‘cicerimë’ në Twitter Stoltenbergut, duke i shkruar që Kosova është shtet dhe ka kryeministër, ka president, ka qeveri dhe parlament. Pra Kosova ka Zot Shtëpie. /Ballkani.info/