Kosovari i papërgjegjshëm: Lë në shtëpi fëmijët nën moshën 10 vjeçare, dërgohen në spital pasi kishin pirë shumë barna

Policia e Kosovës njofton se një kosovar i ka lënë në shtëpi tre fëmijët e tij nën moshën 10 vjeçare, të cilët më pas kanë konsumuar shumë barna dhe janë dërguar në spital

Policia njofton se rasti ka ndodhur dje, rreth orës 18:00 në Graçanicë.

Tre fëmijët janë duke u mbajtur nën përkujdesje të mjekëve në spital.

Njoftimi i plotë:

Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar i ka lënë në shtëpi tre fëmijët e tij  të moshës 7 , 8 dhe 10 vjeç të cilët më pas u pranuan në spital pasi që të njëjtit kanë përdorur një sasi të madhe barnave. Tre fëmijët mbeten nen përkujdesje te mjekëve ne Spital . Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.