Organizatori i marshit në përkrahje të Izraelit, Arlind Imeri, të mërkurën në ora 10:00 do t’i dorëzojë një kërkesë ministres së Jashtme, Donika Gërvalla Schëarz, për të inicuar shpalljen e organizatës Hamas si organizatë terroriste.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Imeri ka thënë se kërkesa është bazuar në ligjet në fuqi, por edhe në praktikat tjera ndërkombëtare, shkruan Reporteri.net.
“Nëpërmes këtij njoftimi dua të ju bëjë ftesë të gjitha mediave të Kosovës që nesër, më 26.05.2021, në ora 10:00, në cilësinë e organizatorit të “Marshit paqësor në përkrahje të popullit Hebre”, pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme, do ti dorëzoj një kërkesë Ministres Znj. Donika Schëarz, për të iniciuar shpalljen e organizatës Hamas si organizatë terroriste. Kërkesën e kemi bazuar në ligjet në fuqi por edhe në praktikat e tjera ndërkombëtare.”, ka shkruar ai.
Sipas tij, futja e Hamasit në listën e organizatave terroriste të njohura zyrtarisht nga Kosova, do të kontribuonte në imazhin e vendit dhe siç thotë ai, do të ishte një sinjal i mirë për miqtë ndërkombëtarë.
“Futja e grupit Hamas në listën e organizatave terroriste të njohura zyrtarisht nga Republika e Kosovës do të kontribuonte jashtëzakonisht shumë edhe në imazhin tonë dhe gjithashtu do të ishte edhe një sinjal i mirë për miqtë tanë ndërkombëtar se vendi ynë gjithmonë do të jetë i përkushtuar për të luftuar terrorizmin. “, ka shkruar Imeri në Facebook.
Ky është postimi i tij i plotë:
Njoftim,
Të nderuar miq,
Të nderuara media,
Nëpërmes këtij njoftimi dua të ju bëjë ftesë të gjitha mediave të Kosovës që nesër, më 26.05.2021, në ora 10:00, në cilësinë e organizatorit të “Marshit paqësor në përkrahje të popullit Hebre”, pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme, do ti dorëzoj një kërkesë Ministres Znj. Donika Schëarz, për të iniciuar shpalljen e organizatës Hamas si organizatë terroriste.
Kërkesën e kemi bazuar në ligjet në fuqi por edhe në praktikat e tjera ndërkombëtare.
Vlen të theksohet se Republika e Kosovës vazhdimisht ka pasur kërkesa nga vendet mike të sajë për të futur grupin Hamas si një formacion terrorist.
Futja e grupit Hamas në listën e organizatave terroriste të njohura zyrtarisht nga Republika e Kosovës do të kontribuonte jashtëzakonisht shumë edhe në imazhin tonë dhe gjithashtu do të ishte edhe një sinjal i mirë për miqtë tanë ndërkombëtar se vendi ynë gjithmonë do të jetë i përkushtuar për të luftuar terrorizmin.
Kosova ka nevojë të determinoj përfundimisht qëndrimin e saj karshi sulmeve terroriste në shtetin e Izraelit, shtet ky me të cilin kemi edhe marrëdhënie diplomatike.







