Kosovari humb jetën në vendin e punës në Itali

Një kosovar 48 vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në vendin e tij të punës një Val Cavargna të provincës së Komos.

Mediat italiane raportojnë se  aksidenti i rëndë ka ndodhur gjatë punës së në afërsi të provincës Cavargna me ç`rast 48 vjeçari ka rënë nga një lartësi prej dy metra e gjysmë në një gropë.

Ekipi mjekësor ka konstatuar se Zyber Curri  ka vdekur në vendin e ngjarjes. Policia italiane është duke e hetuar rastin, ndërsa  prokurori i Comos ka hapur hetim për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

Familja e 48 vjeçarit kishte shkuar në Itali gjatë periudhës së luftës në Kosovë.