Kosovari humb jetën në Hungari, aksidenti xhirohet LIVE në facebook nga vet ai! (VIDEO)

Beg Morina, mbrëmë kishte hyrë LIVE në rrjetin social në Facebook, derisa ishte duke drejtuar makinën.

Pak minuta para se të vdiste kishte hyrë live në rrjetin social Facebook.

Bëhet fjalë për Beg Morinën me prejardhje nga Prizreni, por që jeton që disa vite në Hungari. Makina e tipit ‘Mercedes’ raportohet se ishte në shpejtësi të madhe dhe në afërsi të një rrethi, kishte humbur kontrollin për të dalë tërësisht nga rruga.

Në këtë aksident kanë mbetur të lënduar edhe dy persona të tjerë.

E tashmë i ndjeri, Beg Morina, mbrëmë kishte hyrë LIVE në rrjetin social në Facebook, derisa ishte duke drejtuar makinën.

Vdekja e të ndjerit është konfirmuar edhe nga të afërmit e tij, të cilët kanë shprehur ngushëllime.