Kosovari Arianit Shehu nderohet lartë nga ushtria jordaneze

Arianit Shehu, drejtori i Lartë i Institutit Demokratik Amerikan u gradua sot me gradën e nderit të Brigadier Gjeneralit nga Armata Jordaneze në mirënjohje të punës në ngritjen e kapaciteteve të Qendrës Ushtarake për Luftimin e Ekstremizmit dhe Terrorizmit.

“Jam thellë i nderuar dhe i privelegjuar me këtë gradim. Gjithashtu jam krenar që si shqiptar i Kosovës të pranoj këtë gradë të nderit që jepet nga Armata Jordaneze për të arritura të veçanta”, ka thënë ai për klankosova.tv.

Arianit Shehu, drejtori ekzekutiv i NDI-së (Instituti Demokratik Kombëtar) për Lindje të Mesme me bazë në Aman të Jordanisë është shpërblyer edhe në të kaluarën nga shteti i Jordanisë për punën e tij.