Varshava zyrtare

Kosovarët të befasuar për të mirë nga mbështetja që Polonia i dha ushtrisë së Kosovës

8 shtete anëtare aktuale dhe të tjera që do të bëhen pjesë vitin tjetër në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, janë bërë bashkë për të përkrahur të drejtën e Kosovës për të pasur ushtri.

Deklarata është nënshkruar nga Britania e Madhe, Belgjika, Franca, Gjermania, Italia, Holanda, Polonia dhe Suedia. Në të thuhet se është e drejtë e Kosovës që të krijojë ushtrinë e saj.

“Inicimi i procesit për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës është e drejtë sovrane e Kosovës. Ne e kemi parasysh përkushtimin e Kosovës për transformimin gradual të forcës së sigurisë, në koordinim të plotë me NATO-n dhe partnerët e saj. Ne i bëjmë thirrje Kosovës që ta bëjë tranzicionin e FSK-në në 10 vitet e ardhshme në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse, për të përfshirë komunitetet dhe bëjmë thirrje që kjo të mos ndikojë në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Ne gjithashtu bëjmë thirrje që të ruhet marrëveshja me KFOR-in sa i përket operimit të FSK-së në veri”, thuhet në komunikatën e përbashkët.

Aty thuhet se të dyja palët duhet të tregojnë përmbajtje dhe të ulin tensionet për të krijuar kushte për vazhdimin sa më të shpejtë të dialogut me ndërmjetësimin e BE-së.

“Arritja e një marrëveshje që i adreson të gjitha çështjet e hapura duhet të mbetet prioritet”, thuhet në fund.

Por ajo që duket befasuese për të mirë është mbështetja e Polonisë për ushtrinë e Kosovës. Kjo ka bërë që kosovarët në Facebook ta falenderojnë Poloninë, shkruan Ballkani.info.

I pari që e ka bërë këtë ka qenë analisti dhe publicisti i njohur kosovar, Enver Robelli.

Ja çfarë shkruan ai:

Veçanerisht fantastike perkrahja e Polonise per ushtrine e Kosoves. Per fat te keq pushtetet kosovare qe nga shpallja e pavaresise kane deshtuar te kujdesen per kultivimin e marredhenieve diplomatike me Polonine. Ne vendin me te madh te BE-se nga Europa Lindore Kosova nuk ka Ambasade, nderkohe qe ka hapur perfaqesi diplomatike ne vende me me pak peshe. Sonte Polonia e Tadeush Mazovjeckit, raportuesit te OKB-se per Kosoven ne fillim te viteve 90-te, i dha nje mbeshtetje te paharrueshme Kosoves.