Njoftim

Kosovarët që ia mësyjnë nesër për Shkup do ta kenë rrugën e mbyllur për këtë kohë

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se për shkak të vendosjes së trarëve në Urën 407 dhe për sigurinë publike është e nevojshme mbyllja e rrugës nacionale N2 (Kaçanik – Hani i Elezit) sipas datave dhe orareve të mëposhtme:

E premte – 7 dhjetor 2018 – mbyllje e pjesërishme 09:00 – 12:00 dhe 14:00 – 17:00

E shtunë – 8 dhjetor 2018 – mbyllje ditore nga 07:00 – 17:00

Kërkojmë mirëkuptim nga ana e pjesëmarrësve në komunikacion!