Ditëve të fundit janë shtuar aksidentet me fatalitet nëpër rrugët e Kosovës.

Por përkundër thirrjeve për kujdes të shtuar nga ana e Policisë së Kosovës dhe dënimeve të vazhdueshme, shoferët e pakujdesshëm vazhdojnë të thyejnë rregullat dhe të rrezikojnë të tjerët në trafik.

Një rast i  tillë i shkeljes së rregullave, ka ndodhur në Gllarevë të Klinës.

Në rrjete sociale janë publikuar pamje në adresën tonë duke treguar se ky shofer dy herë ka bërë tejkalim në vijë të plotë.