Kosovarët mezi po i paguajnë faturat e shtrenjta, por Qeveria Kurti po shet rrymë

Saktësisht 112.37 gigavatë për orë energji elektrike bruto i kanë tepruar Kosovës në muajin prill, kanë konfirmuar të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Kosova ka mjaftueshëm rrymë. Madje është edhe duke shitur. Kështu të paktën ka thënë Agjencia e Statistikave të Kosovës, duke treguar se saktësisht 112.37 gigavatë për orë energji elektrike bruto i kanë tepruar Kosovës në muajin prill, shkruan Demokracia.com.

Statistikat kanë treguar se në këtë muaj Kosova eksportoi 245 gigavatë energji, e i importoi 206 gigavatë.

Në prill, prodhimi bruto nga termocentralet ishte 563.94Gwh, ai nga hidrocentralet 13.13GWh dhe ai nga era e ajo solare 34.58GWh.

Në këtë muaj, energjia elektrike bruto ishte 572.05GWh, ndërsa konsumi 459.69GWh, apo fiks 9.48 për qind më i vogël se në muajin e njëjtë të vitit paraprak.

“Gjatë muajit Prill të vitit 2022  Energjia Elektrike bruto në Dispozicion ishte 572.05 GWh kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 459.68 GWh  apo -9.48 %  më i vogël   me muajin e njëjtë të vitit paraprak . Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 11.46%. Ndërkaq, Importi  i energjisë elektrike në Prill të vitit 2022   ishte 206.1 GWh  kurse Eksporti i energjisë elektrike në të njëjtën periudhë ishte 245.7 GWh. Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 6.49 mijë ton, ose 11.39 % më pakë sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak”, ka treguar ASK.

Sipas ASK-së, prodhimi i thëngjillit ishte 6.49 mijë tonë, ose 11 më pak se sa në prillin e 2021-s.

Dhjetorin e 2021-s, Kosova shënoi krizë energjetike. Më 29 dhjetor u shpall gjendje e jashtëzakonshme energjetike.

Me vendim të Zyrës së Rregullatorit për Energji, u regjistrua rritje e faturave të energjisë, derisa për disa javë pati reduktime të shpeshta. Kriza, sipas Qeverisë, u shkaktua nga çmimi i energjisë në botë dhe mbingarkesës së rrjetit energjetik në vend.

Kosova u pajtua paraprakisht që t’i japë kompanisë së shtetit serb, “Elektrosever” leje për të operuar në veri të vendit. Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ai serb, Petar Petkoviq e nënshkruan të martën dokumentin e implementimit të marrëveshjeve të viteve 2013 dhe 2015 për energjinë, kur në krye të shtetit ishin Hashim Thaçi e Isa Mustafa.

Sipas udhërrëfyesit për të cilin Kosova dhe Serbia u dakorduan në Bruksel, kjo kompani parashihet ta nënshkruajë një marrëveshje tregtare me KEDS-in, përmes së cilës do t’i mundësohet t’i kryejë shërbimet e distribuimit (faturimin, inkasimin, mirëmbajtjen dhe kyçjen e konsumatorëve të rinj) në katër komunat me shumicë serbe në veri. Kjo, parashihet të ndodhë 10 ditë pas licencimit.

“Drustvo Elektrosever D.O.O.” është përgatitur për këtë që nga dhjetori i vitit 2020. Atëherë, kjo kompani kishte aplikuar për leje në ZRRE. /Demokracia.com/.