Shumë kosovarë e kanë ëndërr të marrin një vizë për ta parë Evropën. Radhë të gjata krijohen çdo ditë para ambasadave të shteteve të BE-së në Prishtinë.

Madje pritjet para dyerve të ambasadave u kushtojnë qytetarëve me orë të tëra.

Pritjet e tmerrshme që po i sheh e gjithë bota për viza turistike, pune etj., kanë bërë që qytetarët të krijojnë të mësojnë edhe ‘dovë’ për të marrur viza.

Qytetarët e shtetit më të izoluar në rajon, kërkojnë të mësojnë ‘dovë’ të posaçme për t’iu aprovuar viza e Zvicrës.

E politikanët duhet ta shohin këtë para se të festojnë për liberalizim, siç ka ndodhur disa herë në institucionet e Republikës së Kosovës. Për këtë punë njëherë është hapur edhe shampanjë.