Kosovarët ankohen për çmimet e derivateve: Janë bërë të papërballueshme

Ndonëse në në berëzat botërore, çmimet e derivateve shënuan rënie, në Kosovë një gjë e tillë nuk vërehet fare.

Rritja e vazhdueshme e çmimeve të arit të zi shty institucionet të reagojnë sërish.

Tash e disa ditë, Ministria e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, ka nisur caktimin e çmimit të derivateve, ku këtë të diel çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është 1.73 euro për litër, për benzinë 1.38 euro për litër dhe për gaz 076 euro për litër.

Megjithatë, qytetarët janë ankuar se këto çmime po janë të papërballueshme për ta.

Përkundër se në fillim të vendosje së çmimeve naftëtarët kundërshtonin një gjë të tillë, tani po e mbështesin.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës Fadil Berjani ka thënë për Kanal10 se vendimi i qeverisë duhet të respektohet.

“Vendimi i Qeverisë duhet të respektohet. Ne kemi pas takim me Ministrinë e Tregtisë dhe jemi dakorduar që importuesit t’i kenë 2 cent marzh fitimi në import. Ndërsa, pikat e karburantit me pakicë t’i kenë 12 cent marzh fitimi”.

Megjithatë ai ka refuzuar të përgjigjet se pse kompanitë e derivateve nuk po e ulin çmimin e produktit kur i njëjti po shënon ulje në berëzat botërore, ndërkaq po e rrisin menjëherë sapo derivatet shënojnë rritje të çmimit në botë./Gazeta10