Si rrallë herë, tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë mëngjesin e së martës, ngriti në këmbë shqiptarët brenda dhe jashtë vendit, ndërsa një rol të rëndësishëm në shpëtim-kërkimin e personave nën rrënoja dhe në dërgimin e ndihmave në ushqime e veshmbathje pati Kosova dhe shqiptarët atje.

Ata treguan një solidaritet të pashoq, pavarësisht vështirësive që hasën dhe po hasin me autoritetet në Shqipëri.

Videoja e mëposhtme, e postuar në Facebook nga një qytetar, tregon se sa me dëshirë u erdhën në ndihmë të prekurve nga tërmeti vëllezërit dhe motrat nga Kosova.