Kosova U17

Kosova U17 fiton, por eliminohet nga garat kualifikuese për “Euro 2024”

Futbollistët e Kosovës U17 e kanë shënuar fitoren e parë në kualifikimet e Kampionatit Evropian që mbahet vitin e ardhshëm në Qipro.

Kosova mposhti Ishujt Faroe me rezultatin 3:1. Ndeshja e fundit e raundit të parë të kualifikimeve i takoi Grupit 9, ndërsa u zhvillua në Zapreshiq të Kroacisë.

Në fitoren e Kosovës, dy gola i shënoi Leotrim Jerlija (45+6’, 60’), ndërsa me një gol kontribuoi edhe Leart Bekolli. Bekolli realizoi në minutën e tetë të ndeshjes së tretë.

Bekolli humbi penallti në minutën e 73-të, kurse nga minuta e 83-të, Kosova mbeti me një lojtar më pak në fushë. Me kartonin e dytë të verdhë u përjashtua asistuesi i dy golave të parë, Fation Haxhiu. Golin e nderit për Ishujt Faroe e shënoi Aron Benjaminsen në minutën e pestë shtesë të pjesës së parë.

Kosova i përfundoi kualifikimet në vendi ne tretë me tri pikët e fituara ndaj Ishujve Faroe. Anglia si e para dhe Kroacia si e dyta siguruan kalimin në raundin tjetër të garave kualifikuese për “Euro 2024”.