Kosova siguron vaksinat, deri më tani 7 mijë e 600 raste aktive

Në Kosovë aktive me COVID-19 janë 7 mijë e 600 raste, ndërsa numri i përgjithshëm i të prekurve ka arritur ne 52 mijë e 333 persona.

Në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik thuhet se nga koronavirusi janë shēruar
43 mijë e 378 njerëz.

Kurse numri total i të vdekurve është 1 mije e 355 persona.

Ministri Armend Zemaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se konfirmimin për sigurimin e vaksinave anticovid e kanë dhënë përfaqësuesit e Pfizer gjatë një takimi virtual të mbajtur sot me ta.