Kosova ka refuzuar kërkesën për vizitë të ministrit të Rinisë dhe Sportit, Vanja Udovicic.
Lajmi për refuzimin e kërkesës për vizitë në Kosovë ndaj Udovicic e ka konfirmuar shefi i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën”, në qeverinë e Serbisë.
Siç raportojnë mediat serbe, Udovicic donte që të takohej me sportistët serbë të Kosovë sdhe të shpërndajë bursa për ta.
“Qëndrimi i tij në Kosovë u njoftua në përputhje me të gjitha marrëveshjet dhe procedurat e vendosura, por përkundër kësaj, Prishtina në mënyrë të njëanshme dhe arbitare vendosi të mos e lejojë atë të vizitojë dhe njoftimi u dërgua sontë natën”, tha Petkovic.
“Ndalimi i fundit tregon të gjithë arrogancën e autoriteteve në Prishtinë, të cilat hedhin poshtë çdo lloj bashkëpunimi, dialogu dhe marrëveshje, por edhe paaftësinë e Bashkimti Evropian për të siguruar dhe garantuar respektimin e marrëveshjes dhe veprimeve të civilizuara të politikanëve shqiptarë”, tha Petkovic.
Petkovic gjithashtu deklaroi se pavarësisht “pengesave dhe ndalimeve”, do të vazhdojnë ndihmën e tyre për serbët e Kosovës.







