Kosova “shkel” Serbinë, renditet e para në sportin e xhudos në Lojërat Mesdhetare

Xhudoja vazhdon ta ngrit Kosovën në piedestal. Me dy medalje të arta dhe dy të bronzta Kosova është e para në renditje në xhudo në Lojërat Mesdhetare që po zhvillohen në Oran të Algjerisë, shkruan Demokracia.com.

Distria Krasniqi e Flaka Loxha fituan dje (e artë dhe bronztë) ndërsa sot Laura Fazliu fitoi të artën ndërsa Akil Gjakova të bronztën duke e quar në katër kuotën e medaljeve.

Kosova tashmë ka lënë mbrapa Serbinë e cila është e dyta me 1 të artë një të argjendtë dhe një të bronztë.

Ndërkohë, në renditjen e përgjithshme, Kosova gjendet në vendin e 13-të. Në anën tjetër, Shqipëria zë vendin e 16-të me një medalje të artë dhe një të bronztë. /Demokracia.com