Në hapjen e javës së pestë për siguri globale rrugore të kombeve të bashkuara, kolegji ‘Tempulli’, ka shpalosur aktivitetet që do të zhvillohen në kuadër të kësaj jave.

Muhamed Krasniqi nga Kolegji Tempulli tha se pavarësisht se Kosova nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara që nga viti 2007 organizon aktivitete në kuadër të kësaj jave.

“Herën e parë është organizuar në vitin 2007,2013, 2015, 2017 deri tek hava e pestë, e cila mbahet deri me datën 12 maj, i kushtohet ngritjes së zërit sa i përket shpëtimit të njerëzve.

Përqendrimi i aktiviteteve është ngitja e zërit, pastaj edhe kërkesës ndaj institucioneve që të ndërmarrin aktivitete për të parandaluar vdekjet.

Sot përveç hapjes do të bëjmë lansimin e broshurave. Nesër do të bëhet lansimi i pyetësorit online. Më datën 8 maj, do të organizohet një tryezë e rrumbullaktë.

Më 10 maj e kemi organizimin e garave me biçikleta e cila mbahet në sheshin ‘Zahir Pajaziti’, tha ai.

Nënkolonel Jeton Rexhepi nga Policia e Kosovës, tha se do të përkrahin çdo aktivitet që ka të bëjë me sigurinë rrugore.”Policia e Kosovës do të mbështes të gjitha aktivitetet edhe gjatë ditëve në vijim. Policia e Kosovës edhe më herët ka pasur aktivitete me tempullin dhe agjencione të tjera, ne nuk do të ndalemi me këtë projekt”, tha ai./