Kombëtarja e Kosovës U19 ka pësuar humbje të thellë në ndeshjen e parë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Dardanët e rinj u mposhtën bindshëm nga Austria U19 me rezultat 4:0.

Pjesa e parë ishte paksa më e balancuar ani pse mysafirët udhëhoqën me rezultat 0:1.

Megjithatë pjesa e dytë ka folur vetëm për austriakët të cilët shënuan edhe tre gola duke e mbyllur ndeshjen me rezultat 0:4. /Ballkani.info