Kosova për herë të parë ulet dhe e ka të drejtën e fjalës në sallën plenare të KiE-së

Deputetë nga Kosova po marrin pjesë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, i cili po qëndron atje bashkë me disa deputetë nga partitë tjera, ka dhënë një lajm të mirë, duke treguar se Kosova për herë të parë ulet dhe e ka të drejtën e fjalës në sallën plenare të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

“Lajm i mirë për vendin. Kosova për herë të parë ulet dhe e ka të drejtën e fjalës në sallën plenare të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Kosova jonë e meriton respektin. E meriton vendin e saj në organizatat ndërkombëtare”, shkroi Gashi.

Ai më tej shtoi se Kosova është storie suksesi e popullit tonë dhe bashkësisë ndërkombëtare.

“Është storie suksesi e lirisë. Është storie suksesi e demokracisë perëndimore. Krenar me Kosovën tonë! Krenar me aleatët tanë të natyrshëm – perëndimorë!”, shkroi Gashi.