Kosova pa sistem të mbrojtjes nga breshri (VIDEO)

Para luftës Kosova ishte e pajisur me sistemin reaktor që mbronte të mbjellat nga reshjet e breshrit.

Të hënën mbrëma, një pjesë e rajonit të Prizrenit u përfshi nga vërshimet.

E për këtë, me kohë kishin lajmëruar Instituti i Hidrometeorologjisë së Kosovës.

Mirëpo, pos paralajmërimit, asgjë nuk mund të bëhet për t’a parandaluar preshërin.

Sistemi raketor për mbrojtje nga reshjet e mëdha që ka funksionuar para lufte, tash nuk ekziston.

Ndërkaq, mënyra më e mirë për mbrojtje është informimi i shpejtë për ndonjë vërshim të mundshëm.

Kosova edhe në të kaluarën ka qenë e prekur nga vërshimet.

Që nga 2002, kur është themeluar Instituti Hidrometeorologjik, ekzistojnë edhe të dhëna faktitke që viti 2006 ishte viti kur i gjithë rrafshi i Kosovës u përfshi nga vërshimet.

Në këtë kohë, nga vërshimet ishte rrezikuar edhe Korporata Energjetike e Kosovës.

Hidrologu njofton se Kosova si rajon më së shumti është e rrezikuar nga vërshimet e shpejta, që ndodhin si pasojë e reshjeve të mëdha.