Kosova organizon pritje madheshtore për 20 vjetorin e çlirimit, organizimi i besohet Jahjagës

Më 12 qershor, Kosova organizon protje ndërkombëtare për të gjitha personalitetet që kanë kontribuar për lirinë tonë dhe e kanë bërë të mundur intervenimin e NATO-s në Kosovë.

Nga burime brenda institucioneve, Ballkani.info mëson se kjo ngjarje do të organizohet në emër të të gjithë presidentëve dhe organizimi i kësaj pritjeje të madhe për të gjithë figurat ndërkombëtare që kanë kontribuar për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë i është besuar ish presidentes, Atifete Jahjaga.

Këtë vendim e ka konfirmuar sot edhe kryeministri Ramush Haradinaj. /Ballkani.info/