Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, e ka bojkotuar sot mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të mbajtur gjatë ditës, në të cilën është diskutuar rreth emrave për postet e ministrave.
Për Klan Kosovën është konfirmuar se ky veprim i Vjosa Osmanit erdhi si përgjigjie për pakënaqësitë e saj lidhur me zhvillimet e fundit, por që nuk dihet nëse arsye të kenë qenë emrat e ministrave apo diçka tjetër.
Ndryshe Vjosa Osmani ende nuk e ka konfirmuar nëse dëshiron të bartë pozitën e Kryetares së Kuvendit.







