Kosova nën orë policore me vetëm 1 mijë e 300 raste aktive me koronavirus

Në Kosovë ditët e fundit ka pasur rënie drastike të rasteve me COVID-19.

Sipas të dhënave të MSH-së, numri i rasteve aktive ka rënë në hiç më shumë se 1 mijë e 335.

Pavarësisht kësaj dhe pavarësisht kërkesave për heqjen e saj, në Kosovë po vazhdon të jetë si masë aktive ora policore nga ora 10:00 e mbrëmjes deri në orën 05:00 të mëngjesit.

Nga fillimi i procesit e deri sot, janë administruar gjithësej 1 milion e 419 mijë doza të vaksinës.

Në total, në Kosovë me dy doza të vaksinës janë të imunizuar 598 mijë e 551 qytetarë.

Mbetet të shihet në ditët në vijim nëse qeveria Kurti do të marrë masa lehtësuese.