Kosova në zjarrin e Luftës së Madhe

Lufta e Madhe gjeti luftë në Kosovë më 1915. Pushtuesit e rinj u pritën si çlirimtarë. Edhe ata nuk ia dolën të konsolidonin praninë e tyre ushtarake e civile. Përmasat e përplasjes së madhe prishën në fund të saj katër perandori, shkruan sot “Koha Ditore”.

Fituesit vizatuan hartat e shteteve të reja për popujt aleatë në kurriz të humbësve dhe mbështetësve të tyre. Huq shkuan krejt sakrificat e shqiptarëve pas arritjes së marrëveshjes për armëpushim në orën njëmbëdhjetë në ditën e njëmbëdhjetë të muajit nëntëmbëdhjetë të vitit 1918 ndërmjet gjermanëve dhe francezëve në një tren.

Serbia do ta kthente kontrollin e hekurt në Kosovë. Viktimat shqiptare do të bëheshin pjesë e listës prej miliona të vrarëve ndërmjet Fuqive të Mëdha që luftuan për supremaci.

Nuk bënë punë përpjekjet e shqiptarëve, të cilët vazhdimisht organizuan kryengritje kundër ushtrive serbe e malazeze. Fuqitë e Mëdha ua kishin dhënë territoret shqiptare jashtë Shqipërisë Serbisë dhe Malit të Zi në Konferencën e Ambasadorëve në Londër më 1912-1913.