Kosova në linjë me BE-në, shpallet lista e organizatave terroriste për vitin 2019

Këshilli i Bashkimit Evropian ka publikuar listën dhe masat kufizuese për organizatat dhe personat që kanë qenë pjesë e akteve, dhe mbështetëse ndaj terrorizmit.

Lista tani mbulon 15 individë, 21 grupe dhe entitete.

Personat, grupet dhe entitetet në listën e publikuar sot janë subjekt i ngrirjes së fondeve të tyre dhe mjeteve të tjera financiare. Gjithashtu është e ndaluar që operatorët e BE-së të sigurojnë fonde dhe burime ekonomike për ta, transmeton Ballkani.info.

Aktet ligjore u miratuan nga Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme me 8 janar 2019, dhe u publikuan në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian.

Regjimi i sanksioneve të përcaktuara me pozitën e përbashkët 2001/931 / CFSP është i ndarë nga regjimi i BE-së, duke zbatuar rezolutat 1267 (2011), 1989 (2011) dhe 2253 (2015) të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe duke synuar organizatat terroriste si Al-Kaidën dhe ISIS-n.

BE-ja gjithashtu ka një regjim sanksionesh që i lejon BE të zbatojë sanksione në mënyrë autonome ndaj ISIS-it dhe Al-Qaid, personave dhe entiteteve që i mbështesin ato.

Vlen të theksohet se këtë listë e ka mbështetur dhe Kosova, ku sipas një dekreti të nënshkruar nga presidenti Thaçi, theksohet se deri në përpilimin e një liste të veçant të organizatave terroriste, Kosova do të mbështesë listën e përpiluar nga Bashkimi Evropian.

Listen e organizatave terroriste të shpalluara nga BE për vitin 2019, mund ta gjeni KËTU./Ballkani.info/