Kosova në izolim, BE-ja avancon tutje me lehtësime për udhëtim të 44 milionë banorëve të Ukrainës

Presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel ka njoftuar se nga viti 2017, mbi 50 milionë vizita janë bërë nga Ukraina për në shtetet e BE-së, që kur u hoqën vizat për këtë shtet.

Ai ka shkruar në Twitter se që nga sot BE dhe Ukraina kanë nënshkruar edhe marrëveshjen e re të Zonës së Përbashkët të Aviacionit që lehtëson udhëtimet nga Ukraina në BE.

“Me mbi 50 milion vizita pa viza që nga viti 2017 në BE, Ukraina dhe Bashkimi Evropian nga sot ka nënshkruar Marrëveshjen e Zonës së Aviacionit të Përbashkët që hap tregun për linjat ajrore me kosto të ulët dhe ofron shumë më tepër mundësi për shkëmbime dhe vizita” ka shkruar ai.

Kosova mbetet vendi i vetëm i izoluar në Evropë ku qytetarët e saj s’mund të udhëtojnë pa viza në vendet e BE-së.

Komisioni Evropian nga viti 2018 ka rekomanduar liberalizimin e vizave për Kosovën, por edhe pas tre viteve regjimi i vizave vazhdon të jetë në fuqi për kosovarët.