Vaksinimi

Kosova në fund të listës, vendet fqinje shumëfish më shumë të vaksinuar

Të katër shtetet fqinje kanë vaksinuar shumëfish më shumë qytetarë kundër COVID-19 se Kosova. Madje pesëfish më shumë qytetarë se Kosova i ka vaksinuar edhe Mali i Zi, e që ka rreth tre herë më pak banorë se që ka Kosova.

Sipas të dhënave të uefbaqes së specializuar për statistika, “Statista”, sa i përket rajonit, Kosova ngelet e fundit me të vaksinuar. Te shtetet fqinje, Serbia prin dukshëm me 3.6 milionë të vaksinuar. Pason Shqipëria me 600 mijë vaksinime, Mali i Zi me rreth 110 mijë e Maqedonia e Veriut me 84 mijë.

E prapa gjitha këtyre ka ngelur Kosova, me vendin që deri tash ka kryer vetëm 28 mijë vaksinime.

Të hënën, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se të mërkurën pritet të arrijnë edhe 38 mijë e 400 doza të vaksinës “AstraZeneca” në kuadër të aleancës COVAX. Deri tash vendi është furnizuar vetëm me vaksina të dhuruara, përmes COVAX-it dhe Bashkimit Evropian. Ende nuk është njoftuar për ndonjë marrëveshje të arritur për vaksina, ndërsa Qeveria Kurti ka premtuar “shumëfish doza” për periudhë të shkurtër kohore.

Në listën prej më shumë se 190 vendesh nga të cilat ka përfshirë të dhënat për vaksinim “Statista”, Kosova renditet ndër vendet e fundit.

Statistic: Number of COVID-19 vaccine doses administered worldwide as of May 9, 2021, by country | Statista
Find more statistics at Statista


Find more statistics at Statista