Kosova ndalon pjesëmarrjen e Vuçiqit në hapjen Lojërave Sportive Evropiane

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka konfirmuar se nuk ka marrë pjesë në hapjen e Lojërave Sportive Evropiane në MInsk për shkak të pjesëmarrjes së Kosovës në këtë manifestim sportiv, njofton agjencia e lajmeve srna, përcjell “danas”.

Ai u ka thënë gazetarëve se presidenti bjellorus Aleksandar Lukashneko e pati të vështirë që ai nuk ka marrë pjesë në hapjen e Lojërave Sportive Evropiane, porse i “është dashur të veprojë si president i Serbisë”,

“Njerëzit janë kujdesur për ne në të gjitha mënyrat. Më vjen keq nëse e kam zhgënjyer mikpritësin bjellorus, por nuk kam zgjidhej tjetër”, citohet të ketë thënë Vuçiq duke “arsyetuar” mos pjesëmarrjen e vet në hapjen e këtyre Lojërave.

Po sipas këtyre burimeve, mikpritësit bjellorusë nuk e kanë lejuar presidentin e Kosovës Hashim Thaçi të hyjë në lozhën kryesore.